Deputetët e PD thyejnë foltoren, marrin karriget nga salla dhe u vënë zjarrin
Deputetët e PD marrin karriget nga salla dhe i hedhin në ambientet e jashtë të Kuvendit. Seanca nisi me kaos, pasi Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit. Deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe nisën të hedhin sende.
Teksa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit për deputetin Ervin Salianji, deputetët e PD u përplasën me gardën duke thyer foltoren dhe hedhur sende.
Më pas ata morën karriget e tyre dhe dolën në ambientet e jashtme të Kuvendit, ku dhe i vendosën flakën.
me sa duket ky ka qenë edhe vendimi marrë nga deputetë në mbeldhjen e grupit parlamentar. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, deputetët e opozitës iu sallës së Parlamentit të tendionuar, ndërsa ende nuk dihet ‘skenari’ i tyre.
Burimi