Denoncimi nga Vunoi: Salillari merr 10 mln euro për një semafor që s’punon
Analisti Arjan Konomi ka denoncuar nga fshati Vuno, mosfunksionimin e të vetmit semafor në rivierën shqiptare, në momentin kur ikën energjia elektrike, duke shkaktuar radhë kilometrike të makinave dhe një kaos në rrugë.
Përmes një video të publikuar në TikTok, Konomi shprehet se firma “Salillari” merr 10 milion euro për mirëmbajtjen e asaj rruge, por nuk vendos një bateri të vogël, gjenerator, apo një panel diellor tek një semafor i vetëm.
Ai shton se situata krijohet 10 herë në ditë, sa herë që ikin dritat, duke bllokuar të gjithë pushuesit që vijnë dhe ikin, pasi trafiku është i tmerrshëm.
Konomi thotë më tej se vjen Policia nga Himara që e zgjidh situatën, por sipas tij, uniformat blu, duan gjysmë ore për të ardhur deri në Vuno.
“Përshëndetje miq, këtu nga riviera turistike, nga Vunoi! Shikoni pak gjendjen këtu të trafikut të makinave. Nga Durrësi deri në Janinë është i vetmi semafor që ekziston dhe firma që kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës, që merr 10 milion euro, Salillari, nuk vë një gjenerator këtu dhe krijohet 10 herë në ditë, sa herë ikin dritat, ky problem i trafikut duke bllokuar të gjithë pushuesit që vijnë dhe ikin. Shikojeni gjendjen se si është!
Ky është semafori i vetmi nga Durrësi deri në Greqi, njerëzit janë bllokuar, nuk ka asnjë shpresë, asnjë gjë. Ja trafiku i tmerrshëm, radha e makinave me kilometra. Vjen Policia nga Himara dhe e zgjidh, por duhen gjysmë ore të vijë nga Himara këtu në Vuno. Duhet vetëm një bateri për të mbajtur semaforin me dritë, një bateri e vogël ose një panel diellor, siç e kanë bërë dhe vendet e tjera të Ballkanit. Shikoni radhën deri tutje, me kilometra makinat.” – shprehet Arjan Konomi.
@arjankonomi_ #arjankonomi #albania #vuno #vacation #travelling #turismo ♬ original sound – arjan konomi
Burimi