Denoncimi i PL: Edhe këtë vit Astiri pa shkollë, Veliaj gënjeu

Denoncimi i PL: Edhe këtë vit Astiri pa shkollë, Veliaj gënjeu

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ishte sot në zonën e Astirit në Tiranë, ku denoncoi mungesën e shkollës për fëmijët e kësaj zone.
“Këtu do të duhej të ishte sot shkolla që kryebashkiaku Erion Veliaj u premtoi banorëve dhe vogëlushëve të Astirit. Siç e shihni, edhe këtë vit shkollor, mijëra vogëlushë të kësaj lagjeje do të udhëtojnë drejt qendrës, në pikun e trafikut, duke shtuar koston e transportit në xhepat e prindërve, sepse Bashkisë së Tiranës i duhen paratë për kompaninë 5D dhe inceneratorin fantazmë”, deklaroi ajo.
Në vend që të kenë shkollën e tyre, vijoi Xhixho, mbingarkojnë shkollat e tjera, duke e bërë të detyrueshëm mësimin me 2 turne, që kryebashkiaku Veliaj ka premtuar vite më parë se do t’i jepte fund.
“Banorët e Astirit e kanë paguar taksën e arsimit e cila ka arkëtuar në 8 vite, 66.1 million euro. Kanë paguar por nuk kanë marrë shërbim që meritojnë. Njësoj si fëmijët e Astirit, vuajnë edhe fëmijët e Kasharit, Liqenit e Freskut, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe abuzimit me paratë e qytetarëve të Tiranës”, shtoi Xhixho.
Sipas saj, bashkia e Tiranës ka buxhetuar 17 shkolla, por ka ndërtuar vetëm 9 prej tyre.
“Tiranës i duhen 21 shkolla të reja, që ti jepet fund agonisë së mësimit me dy turne! Hapësira ka për kulla, por nuk ka për shkolla, kopshte dhe çerdhe”, shtoi Xhixho.
Burimi