Dënimi politik i Salianjit, Paloka: Jemi në diktaturë
Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje vendimin e Apelit që dënoi me 1 vit burg Ervin Salianjit.
Sipas Palokës, vendimi i sotëm është nje mesazh për të gjithë deputetët demokratë, që “mos hapni gojën se do përfundoni në qeli”.
Paloka u shpreh se tashmë zyrtarisht jemi në diktaturë, ndërsa u shpreh se duhet të ketë një reagim popullor.
“Është një konfirmim i asaj që unë dhe të tjerë e kemi konfirmuar që nuk jemi duke shkuar në diktaturë, por jemi në diktature. Unë kam pasur dyshime se vendimi është marrë prej kohësh. Më shumë sesa vendimi, sot është dhënë një mesazh. Mesazhi i Ramës është, se unë ju kam në dorë, pavarësisht se Xhafa ka lëvizur gurët; ‘Ju kam në dorë, kontrolloj drejtësinë, mos hapni gojën se do përfundoni në qelitë e burgut’. Ky është mesazh për të gjithë ne”, tha Paloka per News24.
Burimi