Dënimi i Salianjit/ PD kërkon mbledhjen e këshillit të mandatave, Spiropali refuzon

Dënimi i Salianjit/ PD kërkon mbledhjen e këshillit të mandatave, Spiropali refuzon

Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar dhënien e lejes nga ana e Kuvendit për arrestimin e deputetit Ervin Salianji, pasi u dënua të enjten me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
“Në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Sipas nenit 73, pika 2, “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa AUTORIZIMIN e Kuvendit”, thuhet në kërkesën e depozituar në Kuvend nga PD.
Por sipas raportimeve, deri më tani, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, nuk do ta pranojë kërkesën PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Duke ju referuar nenit 71, sipas Kuvendit nuk është në kushtet kur nevojitet mbledhja e Këshillit për rastin e Ervin Saljanit. Kuvendi po pret shkresën zyrtare për Saljanin që më pas të njoftohet seanca për vakancën.
Burimi