Dënimi i Salianjit, Balliu: Fakton rënien e shtetit ligjor dhe kthimin e gjykatave në asete të pushtetit
👁829
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin për deputetin e PD Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.
Në lidhje me këtë zhvillim, ka reaguar deputeti i PD Klevis Balliu. Ai tha se ky vendim fakton rënien e shtetit ligjor.
“Vendimi politik ndaj deputetit Saljanji, fakton rënien e shtetit ligjor dhe kthimin e gjykatave në asete të pushtetit kundër cdo denoncimi dhe cënimi që i bëhet pushtetit të narkoshtetit. Me këtë vendim sot është goditur shteti ligjor dhe sistemi demokratik”, shkruan Balliu në një reagim në rrjetet sociale.
Burimi