“Dënim politik”, nga Bardhi tek Meta, opozita për Salianjin: Ditë e zezë për demokracinë
Pak pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin Ervin Salianji, me akuzën e “Kallëzimit të rremë”, opozita e konsideroi një sulm të paprecedent që po i bëhet Partisë Demokratike.
Kreu i grupit Gazmend Bardhi tha se ky është një vendim politik, ndërsa nuk kurseu akuzat për gjyqtarin e çështjes.
Gazment Bardhi: Së pari, në emër të grupit të PD, dënoj me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Edi Ramës kundër deputetit Ervin Salianji. Ky vendim i paprecedentë, nuk ka asnjë rast në Shqipërisë, që dikush për kallëzim të rremë të ketë shkuar në burg.
Vendimi i sotëm nuk është kundër Ervin Salianjit, është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar. Kundër kujtdo që denoncon korr e Edi Ramës dhe lidhjet me krimin. Salianji ka thënë që Xhafaj është trafikant droge dhe për këtë po shkon në burg. Kush e dha sot vendimin?
Një gjyqtar që ka mbrojtur socialistët. Këto janë gjyqtarët, që për llogari të një trafikanti droge, mendojnë se do i mbyllin gojën opozitës. Pse nuk bëhet hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafës. Pse nuk kalon në sitën e pasurisë për ligjin antimafia. Kjo është shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar, ndaj opozitës në tërësi.
Njëzëri deputetë të tjerë të Partisë Demokratike e cilësuan vendimin e gjykatës si një goditje për opozitën dhe për shtetin ligjor. Flamur Noka tha se drejtësia veproi për llogari të qeverisë dhe kundërshtari politik u trajtua si armik.
Noka: Sot vendimin për kolegun Ervin Salianji e dha vetë Edi Rama dhe aspak ligji. Drejtësia sot veproi për llogari të narkosektit në qeveri. Kundërshtari politik u trajtua si armik njësoj si në kohën e etërve të Rilindjes. Kjo qasje ndaj opozitës vijon të jetë moto për Ramën dhe narkoregjimin e tij. U dënua denoncuesi i krimit dhe i trafikut qeveritar, gjë që s’ndodh askund në shtetet e së drejtës. Kjo nuk është thjesht e vetëm goditje e drejtpërdrejtë për #PD, opozitën dhe opozitarizmin si e drejtë e shprehjes, por një goditje fatale për ligjin dhe shtetin ligjor
Ndërsa Agron Gjekmarkaj deklaroi se kjo është një ditë e zezë për demokracinë dhe se demokratët nuk do të dorëzohen.
Gjekmarkaj: Pranga në duart e Opozites! Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit.
Kjo është një ditë e zezë per drejtësinë për demokracinë! PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd. Demokraet dhe qytetaret e ketij vendi duhet ta ndalin zhberjen, ndalimin, asgjesimin e Opozites! Pas politikanëve të Opozites prangat tunden per ta. Duhet të bashkohemi fuqishem, të ngrihemi fuqishem , ti shtrijmë doren njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikatures!
Në mbështetje të deputetit Salianji ka dalë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, ilir Meta i cili tha se vendimi i sotëm është hakmarrje dhe përpjekë për t’i ndaluar Salianjit kandidimin në zgjedhjet e ardhshme.
Meta: Gjykatat e kanë në ballë që marrin vendim partiake. Politike dhe kjo është një hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, si pasojë e denoncimeve të forta që ai ka bërë ndaj trafikut të drogës. Është një përpjekje për t’i ndaluar mundësinë e kandidimit. Nuk pritej ndonjë surprizë me këtë sistem kriminal drejtësie. Janë shumë pak akte të pavarura të gjykatave. Ato vendon s çfarë vendon prokuroria, SPAK.
gijotina.com/
Burimi