Dëmet nga dietat drastike, çfarë duhet të bëni

Dëmet nga dietat drastike, çfarë duhet të bëni

Metabolizmi apo tretja është një sistem mjaft kompleks. Ai përcakton hapat që trupi ndërmerr për djegien e kalorive dhe sasinë e nevojshme të ushqimit që nuk ndikon në shtimin në peshë.
Si çdo gjë tjetër në organizëm, edhe metabolizmi ka nevojë për vendime të shëndetshme në ushqyerje.
Një pjesë e metabolizmit është përtej kontrollit tënd
Sipas të dhënave ritmet e metabolizmit apo tretjes janë të ndryshme.
Kur trupi është në fazë pushimi, ritmi i metabolizmit përcakton sasinë e nevojshme të energjisë për funksionin e organeve.
Ky ritëm nuk mund të kontrollohet nga individi. Më pas kemi metabolizmin që nxitet nga ushqyerja.
Ai përcakton energjinë e nevojshme për konsumin dhe tretjen e ushqimeve. Ky i fundit mund të përshpejtohet falë ushqimeve pikante dhe çajit jeshil.
Muskujt në kontroll të metabolizmit
Një masë muskulare prej 450 gramësh djeg 7-10 kalori në ditë, ndërsa e njëjta sasi mase dhjamore djeg 2 ose 3 kalori në ditë.
Masa muskulare nis të dobësohet pas të njëzetave, thonë studimet të cilave u referohet AgroËeb.org. Në moshën 70 vjeçare, metabolizmi gjatë fazës së pushimit është 15 përqind më i ngadaltë se në rini. Prandaj është e këshillueshme që njerëzit të përqendrohen në forcimin e masës muskulare gjë që rrjedhimisht çon në përmirësimin e metabolizmit.
Mungesa e Proteinës ngadalëson metabolizmin
Funksionaliteti i trupit bazohet në praninë e amino acideve dhe proteinave. Muskujt kanë një rezervat të pasur të tyre.
Kur humbisni masë muskulare, vuajtja më e madhe i shkon metabolizmit. Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt e të paktën 15 gramë proteina në ditë, të cilat gjenden lehtësisht tek veza dhe qumështi.
Dietat rastike ushqimore janë armiqtë e metabolizmit
Çdo regjim ushqimor që synon rënien e shpejtë nga pesha do të ngadalësojë ndjeshëm metabolizmin. Bashkë me masën dhjamore, njeriu humbet edhe masë muskulare.Ekspertët shpjegojnë se pjesës së trurit që menaxhon metabolizmin nuk i intereson aspak nëse nuk ju bën më fustani apo pantallonat e preferuara. Kjo zonë e trurit është më e përqendruar në sasinë e nevojshme të energjisë për mbijetesë. Nëse dëshironi të humbisni në peshë, merreni shtruar.
Përpiquni të humbisni të paktën 10 përqind të peshës trupore, ta mbani këtë peshë për 3 deri në 6 muaj dhe më pas të fokusoheni në humbje të mëtejshme të peshës.
Metabolizmit i pëlqen gjumi
Një natë pa gjumë mund të tjetërsojë metabolizmin dhe të nxisë shtimin në peshë. Mungesa e gjumit e ngadalëson metabolizmin, sepse gjatë gjumit trupi riparohet nga dëmet dhe djeg kalori.
Burimi