De Bryjn nuk fal! Belgjika fiton dhe ringjall shanset e kualifikimit

De Bryjn nuk fal! Belgjika fiton dhe ringjall shanset e kualifikimit

Belgjika ka ringjallur sot shanset e saj për të fituar grupin në Euro 2024, teksa ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Rumaninë në një ndeshje të ethshme me raste nga të dy portat. Të besuarit e Tedescos kaluan në epërsi shumë shpejt, me anë të golit të Tielemans, i cili shfrytëzoi një asist përfekt të Lukaku.
Belgët u vendosën në kërkim të golit të dytë, por pa mundur dot t’a arrinin atë brenda fraksionit të parë. Rumunët provuan me kundërsulme, duke vendosur jo pak në rrezik portën e mbrojtur nga portieri Casteels. ë pjesën e dytë, 3 pikët u siguruan nga de Bruyne.
BELGJIKE-RUMANI 2-02’ Tielemans, 79′ De Bryjn
79’ GOOOL BELGJIKA! Një top i gjatë nga portieri belg mbërrin në zonën tjetër ku De Bryjn ndjek aksionin dhe çon sferën në rrjetë.

2’ GOOOL BELGJIKA! Sfida nis me gol të shpejtë, pasi Tielemans lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës që mposht portierin rumun.
https://streamin.one/v/845135c1
Belgjika luante sot një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Rumanisë, pasi me humbjen e papritur në të parën, ka vënë në rrezik kualifikimin e mëtejshëm në turne.
Skuadra belge duhej më çdo kusht të mposhtë Rumaninë për të mos rrezikuar që të mbetej jashtë vazhdimësisë së turneu.
gijotina.com/
Burimi