Darment Keli shprehet i penduar para gjykatës: Nuk doja doja ta vrisja, por…
Darment Keli është shprehur i penduar para togave të zeza për vrasjen e Amarildo Hoxhallarit pasditen e 24 gushtit në zonën e Astirit në Tiranë, pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën.
25-vjeçari, i cili u la në burg nga gjykata e Tiranës, tha se nuk kishte qëllim që ta vriste Amarildo Hoxhallarin, por pasi e kishte parë duke i ngacmuar bashkëshortes së tij, ai e kishte pyetur se çfarë po bën dhe më tej sipas tij ishte ofenduar e goditur me grusht nga 34-vjeçari. I gjendur në kushte të tronditjes së fortë psikologjike, i riu tha para gjykatës, se e ka goditur me thikë disa hërë në krah dhe më pas është larguar në shtëpi.
“Nuk doja ta vrisja, as nuk e thërrita për të kryer ndonjë veprim të tillë. E pyeta se çfarë bënte, pasi ngacmoi bashkëshorten time. Përdori një fjalor fyes dhe denigrues dhe më qëlloi me grusht. E kam kryer veprimin në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike. E kam goditur disa herë në krah dhe pastaj kam ikur në shtëpi. Jam i penduar, nuk kam dashur ta vras.’- tha Keli.
Në burg u la edhe Ardi Marishta, shoku i Amarildo Hoxhallarit, i cili po udhëtonte me motor, bashkë me të kur ndodhi konflikti me thikë dhe rezultoi se ishte i dehur. Pas ngjarjes Ardi Marishta, është larguar me motor rreth 500 metra dhe viktima ka rënë në tokë nga motori.
Amarildo Hoxhallari 34 vjeç humbi jetën në spitalin e Traumës pas 4 plagëve me thikë, dy në gjoks dhe dy në këmbë që mori nga 25-vjeçari Darment Keli. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Astirit në Tiranë pasditen e të shtunës (24 gusht). Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë viktima i cili i kishte ngacmuar partneren të riut. Sipas dëshmitarëve mësohet se viktima po udhëtonte me motor kur ka ngacmuar vajzën që po ecte në këtë rrugë në zonën e Astirit.
Burimi