Covid sërish një kërcënim i madh? Ja shteti që ka rikthyer maskat

Covid sërish një kërcënim i madh? Ja shteti që ka rikthyer maskat

Covid nuk është ende kapitull i mbyllur në 22 vende të botës dhe në Indi është rikthyer detyrimi për të mbajtur maska.
Rritja e numrit të të infektuarve ka ardhur si shkak i variantit të ri të Omicron-it, të quajtur “Arcturus”. Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke monitoruar përhapjen e tij.
Ajo që dihet nga shkencëtarët është se emri i tij zyrtar është XBB.1.16 dhe që është shumë infektues dhe potencialisht më patogjen se variantet e tjera në qarkullim.
Pjesa më e madhe e kampionëve të XBB.1.16 vijnë nga India, ku virusi është bërë aktualisht dominant. Rastet javore me Covid-19 në vend janë dyfishuar në javën që shkoi duke bërë që India të regjistrojë shifrat më të rënda në shtatë muaj.
Autoritetet e shëndetit janë duke u përgatitur tashmë që epidemia të arrijë pikun. Nënvarianti XBB.1.16 i Omicron-it dihet se nuk është vdekjeprurës dhe jo shumë serioz, por rritja e shpejtë e rasteve pozitive është shqetësuese.
Burimi