“Copa Amerika”/ Brazili ngec në barazim me Kosta Rikën, Kolumbia mposht Paraguain

“Copa Amerika”/ Brazili ngec në barazim me Kosta Rikën, Kolumbia mposht Paraguain

Mëngjesin e sotëm (e martë) janë zhvilluar dy ndeshje të raundit të parë të grupeve në Copa America, ku vëmendja ishte te Kombëtarja e Brazilit, e cila barazoi ndaj Kosta Rikës.
Grupi D në Copa America ka nisur me ndeshjet e raundit të parë, ku njëra ndeshja ka përfunduar me barazim dhe tjetra me fitoren e Kolumbisë.
Ndeshja e parë ishte ajo në mes të Kolumbisë dhe Paraguait, ku fitore shënuan kolumbianët me rezultatin e ngushtë 2-1.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 32’, ku pas asistit të dhuruar nga Rodriguez, Munoz zhbllokoi sfidën dhe kaloi kolumbianët në avantazh.
Ndërsa vetëm 10 minuta më pas rrugën drejt rrjetës e gjeti Lerma, që dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.
Në fraksionin e dytë Paraguai u shfaq më kërkues, me Enciso që ngushtoi diferencën në minutën e 69’.
Megjithatë në fund sfida u mbyll me rezultatin 2-1, me Kolumbinë që kryeson Grupin D me tre pikë, teksa Paraguai renditet në vend të fundit me zero pikë.
Në ndeshjen tjetër, Brazili pritej të fitonte pa shumë vështirësi ndaj Kosta Rikës, por pavarësish tdominimit, ndeshja u mbyll 0-0.
Kombëtarja braziliane u shfaq kërkuese dhe gjeti rrugën drejt rrjetë me Marquinhos në minutën e 30’, por pas verifikimit në VAR goli i mbrojtësit të Paris Saint-Germain u anulua për pozicion të parregullt.
Në fraksionin mbyllës të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, por në fund gjithçka u mbyll me porta të paprekura.
Pas kësaj përballjeje Brazili renditet në vend të dytë të Grupit D me një pikë dhe Kosta Rika në vend të tretë po me një pikë.
Burimi