Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha gati për një bebe, edhe martesa në planet e tyre

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha gati për një bebe, edhe martesa në planet e tyre

Çiljeta Xhilaga dhe partneri i saj, futbollisti Alban Hoxha, po mendojnë seriozisht për të zgjeruar familjen e tyre me një tjetër fëmijë. Gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Goca dhe Gra”, Çiljeta hapi dyert e shtëpisë dhe ndau disa nga planet e tyre të ardhshme.
Teksa fliste për ëndrrat e saj familjare, ajo zbuloi se bashkë me Albanin janë të përgatitur për të shtuar një tjetër anëtar në familje. Por jo vetëm kaq – kur u pyet për mundësinë e martesës, këngëtarja nuk e përjashtoi mundësinë që çifti të kalojë në një tjetër hap të rëndësishëm.
“Fustanin e nusërisë e kemi menduar për të ardhmen. Por tani për tani, synimi është të bëjmë një bebe,” shprehet Çiljeta, duke lënë të kuptohet se ndonëse dasma është në planet e tyre, prioritet mbetet zgjerimi i familjes.
Çiljeta dhe Alban Hoxha janë një ndër çiftet më të përfolura të momentit në showbiz-in shqiptar, dhe ndjekësit e tyre mezi presin për të dëgjuar lajme të tjera për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente