Champions/ Mësohen sot katër çerekfinalet, spikat derbi madrilen Atletico – Real

Champions/ Mësohen sot katër çerekfinalet, spikat derbi madrilen Atletico – Real

UEFA Champions League vijon mbrëmjen e së mërkurës me katër ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8. Sot do mësohen edhe katër çiftet çerekfinaliste, ndërsa priten përballje interesante.
Gjithçka nis në orën 18:45 me Lille – Dortmund. Ndeshja e parë mes tyre në Gjermani u mbyll 1-1 dhe gara për më tej është e hapur. Në orën 21:00 Arsenali pret miqtë e PSV Eindhoven. Anglezët janë thuajse në fazën tjetër pasi fituan në Holandë 1-7. Në Birmingham Aston Villa që fitoi 3-1 ndeshjen e parë kundër Club Brugge ka shanse për më tej.
Vëmendja do jetë padyshim te derbi i Madridit mes Atleticos dhe Realit. “Galaktikët” fituan 2-1 në ndeshjen e parë, por sfida mbetet e hapur. Fituesi i këtij çifti do ndeshet me atë të Arsenal – PSV.
Champions League, faza e 1/8 – Ndeshjet e kthimit:
E martë, 11 mars 2025
18:45 Barcelona 3-1 Benfica (1-0)
21:00
Bayer Leverkusen 0-2 Bayern Munich (0-3)
Inter 2-1 Feyenoord (2-0)
Liverpool 0-1 PSG (1-0) / 1-4 pas penalltive
E mërkurë, 12 mars 2025
18:45 Lille – Dortmund (1-1)
21:00
Arsenal – PSV (7-1)
Aston Villa – Club Brugge (3-1)
Atletico Madrid – Real Madrid (1-2)
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Skema dhe përballjet në fazën çerekfinale, ku spikat për momentin Bayern Munich – Inter
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente