![Champions League/ Atletico Madrid mposht lehtësisht Slovan Bratislavën, fiton edhe Lilë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/champions-league-atletico-madrid-mposht-lehtesisht-slovan-bratislaven-fiton-edhe-lile_6759f468e06be.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Champions League/ Atletico Madrid mposht lehtësisht Slovan Bratislavën, fiton edhe Lilë
Atletico Madrid nuk has aspak vështirësi ndaj Slovan Bratislavës në shtëpi, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në Champions. Los Colchoneros fituan 3-1, në një sfidë ku dhuruan spektakël.
Alvarez dhe Griezzman realizuan në pjesën e parë për vendasit, ndërsa Strelec shkurtoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Griezmann kompletoi dopietën në të 57-tën minutë, i asistuar nga Koke. Atletico shkon në kuotën e 12 pikëve, në vendin e 9-të.
ATLETIKO MADRID-SLOVAN BRATISLAVA 3-116′ Alvarez, 43′, 57′ Grizman / 51′ (p) Strelec
Goli i dytë i Grizman (VIDEO)
Goli i Strelec (VIDEO)
Goli i Grizman (VIDEO)
Goli i Alvarez (VIDEO)
Ndërkohë në duelin tjetër, Lila e Edon Zhegrovës, ja doli të triumfonte mes vështirësive 3 me 2 ndaj Shtrum Grac në një përballje që rezultoi tepër e luftuar. Zhegrova nuk ishte i disponueshëm për shkak të një dëmtimi.
Falë suksese të sotme, Lila u ngjit në kuotën e 13 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e gjashtë, ndërsa Atletiko Madrid ka 12 pikë, duke u pozicionuar në vendin e dhjetë.
LILË-SHTURM GRAC 3-238′ Sahraui, 45’+2′ Baker, 81′ Haraldson / 45’+4′ Kiteishvili, 47′ Biereth
gijotina.com/
Burimi