Champions/ Kualifikohen Arsenali dhe Aston Villa, derbi Atletico-Real shkon në shtesa
👁1216
Arsenal kualifikohet drejt çerekfinaleve të Champions League duke mposhtur PSV Eindhoven me rezultatin e përgjithshëm 9-3. Takimi i sotëm në “Emirates Stadium” përfundoi në barazim me shifrat 2-2.
“Topçinjtë” shkojnë në çerekfinale dhe do të përballen me njërin nga Real Madrid ose Atletico Madrid. Gjithashtu dhe Aston Villa kualifikohet drejt çerekfinaleve duke mposhtur sot Club Brugge me shifrat 3-0.
Ekipi i drejtuar nga Unai Emery do të përballet në raundin tjetër me Paris Saint-Germain. Ndërsa 90 minutat mes Atleticos dhe Realit janë mbyllur në 1-0 në favor të vendasve. Ekipet e Madridit do t’i drejtohen 30 minutave shtesë.
Burimi