Çfarë tregon jashtëqitja për shëndetin tënd?

Çfarë tregon jashtëqitja për shëndetin tënd?

Jashtëqitja ose ndryshe uji i trashë është një tregues i saktë i gjendjes tuaj shëndetësore. Herës tjetër kur të dilni jashtë përpiquni të vini re këto shenja dhe të mësoni në çfarë gjendje shëndetësore ndodhet organizmi juaj.
Nëse dilni jashtë në sasi të vogla dhe me vështirësi, me siguri organizmi juaj ka më shumë nevojë për fibra. Në këtë rast e mira është që të filloni menjëherë konsumimin e produkteve që përmbajnë një përqindje të lartë fibrash. Drithërat, dhe nënproduktet e tyre janë një zgjidhje shumë e mirë për këtë problem.
Nëse keni një jashtëqitje normale atëherë organizmi juaj po funksionon siç duhet. Mos harroni të pini ujë, pasi uji favorizon një funksion më të mirë të organizmit.
Nëse dilni jashtë shpesh por lehtësisht atëherë na duhet t’ju themi se kjo është shenjë e një diarreje të lehtë. Në një rast të tillë duhet ta ulni përdorimin e fibrave në dietën tuaj.
Nëse dilni jashtë shpesh dhe jashtëqitja juaj është e lëngshme atëherë ju vuani nga diarreja e theksuar. Nëse këto simptoma nuk zhduken për dy ditë atëherë e mira është që t’i nënshtroheni një vizite tek specialisti.
Nëse dilni jashtë rrallë dhe me vështirësi atëherë me siguri ju vuani nga kapsllëku. Sipas specialistëve normalisht një njeri duhet të dalë jashtë një herë në 1-2 ditë. Nëse vini re një probem të tillë këshillohuni menjëherë me një mjek./SHQIP
Burimi