Çfarë po ndodh?! Një grup deputetësh të PD-së i shkojnë në shtëpi Sali Berishës

Çfarë po ndodh?! Një grup deputetësh të PD-së i shkojnë në shtëpi Sali Berishës

Një grup deputetësh të opozitës janë parë sot teksa kanë dalë nga pallati ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit 2023 në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Grupi i Partisë Demokratike është parë teksa dilnin nga godina, kurse makinat ishin të parkuara në zonën e njohur si “Rrugica e Salës”. Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj dhe Luçiano Boçi u filmuan teksa dolën nga banesa e kreut të Partisë Demokratike.
Takimi i tyre është bërë pas zhvillimeve më të fundit dhe dënimit me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, teksa Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin e shkallës së parë, për kallëzim të rremë, në lidhje me dosjen “Geron”.
Kujtojmë që ditën e djeshme, opozita mori vendimin që më 6 tetor të zhvillohet protesta e parë kombëtare e cila më pas do të pasohet nga një valë të tjera protestash ku synohet bllokimi i akseve kombëtare dhe një sërë masash të tjera.
Burimi