Çfarë është paraliza e gjumit dhe si përjetohet?

Çfarë është paraliza e gjumit dhe si përjetohet?

Ju zgjoheni nga gjumi, dëshironi që të ngriheni, por befas trupi juaj nuk është në gjendje të lëvizë. Nuk reagon. Nuk mund të artikulosh as një fjalë. Ndjeni presion të madh në gjoks dhe përpiqeni të thërrisni për ndihmë, por e keni të pamundur të çliroheni nga kjo gjë.
Çfarë është paraliza e gjumit?
Paraliza e gjumit është një gjendje ku personi është i vetëdijshëm për atë që po ndodh rreth tij, por i paaftë për të reaguar. Laura Palomares, psikologe në  Avance Psicoluciones, thotë se ky është një dëmtim më i zakonshëm sesa mendojmë.
Kjo gjendje ndërpret një nga fazat e ciklit të gjumit, konkretisht të katërtën dhe të fundit. Zakonisht shfaqet kur jeni duke ëndërruar ose kur zgjoheni,  thotë Palomares. Ashtu si ëndrrat, paraliza ndodh në një periudhë të shkurtër kohe. Kohëzgjatja mund të variojë nga disa minuta në një çerek ore dhe përfundon në mënyrë progresive derisa lëvizjet e trupit të rikuperohen pak nga pak.
Cila është gjëja më shqetësuese për këtë gjendje?
Të qënit të vetëdijshëm. Kjo do të thotë, të jesh në gjendje të ndjesh trupin tënd të paralizuar dhe të përjetosh atë që ndodh në ëndërr sikur të ishte diçka e vërtetë. Ka nga ata njerëz që shohin hije ose dikë që i shikon, ndërsa të tjerë përjetojnë ndjesi mbytjeje ose se diçka po i tërheq.
Edhe pse mund të duket si diçka e dëmshme për shëndetin, në realitet nuk është ashtu. Zakonisht çon në ankth, panik dhe ndonjëherë mund të çojë në frikën e gjumit. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të dimë se çfarë është dhe të kuptojmë se nuk është një ndryshim serioz, i çuditshëm ose paranormal, siç mendohet shpesh .
Shkaqet e paralizës së gjumit
Paraliza e gjumit kryesisht lidhet me stresin. Por gjithashtu  mund të ndodhi edhe për faktorë të tjerë si mungesa e gjumit.  Nëse këto janë episode që ndodhin rrallë nuk ka arsye për t’u alarmuar, por nëse shfaqet shumë shpesh, këshillohet të konsultoheni me një mjek të specializuar.
A mund të parandalohen këto episode?
Edhe pse të jep një ndjesi të pakëndshme për paralizën e gjumit nuk ka ndonjë trajtim specifik, por mund të përpiqemi të kontrollojmë dhe të kujdesemi për faktorët që e shkaktojnë atë. Mundohuni të bëni një gjumë të rregullt, dhe nëse ju ndodh paraliza ruani qetësinë dhe prisni derisa trupi të kthehet në gjendje normale.
Burimi