Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë bën bashkë Ramën me Kurtin, mesazhi i nipit të Ismail Qemalit

Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë bën bashkë Ramën me Kurtin, mesazhi i nipit të Ismail Qemalit

Është mbajtur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptarë në kuadër të 112-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Të pranishëm në këtë ceremoni të mbajtur në “Sheshin e Flamurit”, kanë qenë krerët e shtetit shqiptar, Presidenti Bajram Begaj, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama, si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Personalitetet më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës ishin pjesë e festimeve që nisën në sheshin e Flamurit me Himnin Kombëtar dhe vijuan me homazhet e zhvilluara në nderim të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi.
Në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Vlorë ka marrë pjesë edhe stërnipi i Ismail Qemalit.
Në një prononcim për mediat në gjuhën italiane, ai tha se mendon që ndjen të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi i tij kur ka ngritur flamurin shqiptar.

Stërnipi i Ismail Qemalit ka dhënë dhe një mesazh nga qyteti bregdetar i Vlorës: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë!
Stërnipi i Ismail Qemalit: Mendoj se ndjej të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi im kur ngriti flamurin.
Pyetje: A është hera e parë që vini në Shqipëri?
Stërnipi i Ismail Qemalit: Jo, absolutisht që jo. Kam qenë shumë herë në Shqipëri.
Pyetje: A ke një mesazh për shqiptarët në këtë ditë?
Stërnipi i Ismail Qemalit: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë!
Burimi