Censi 2023, 40% e hyrjeve në pallate janë bosh

Censi 2023, 40% e hyrjeve në pallate janë bosh

Gati 40 për qind e banesave në pallate në të gjithë vendin janë bosh treguan rezultatet e censit të publikuara sot.
Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme me 2023. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.
Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).
Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesave zakonshme të pabanuara.
Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 përqind.
Sipërfaqja e përdorur për banim përfshin hapësirën e dobishme, duke përjashtuar korridoret, tualetet, holle/paradhoma, ballkone dhe dhoma shërbimi. Banesat e zakonshme të banuara përfshijnë 755.531 njësi ekonomike familjare dhe 2.384.418 popullsi vendbanuese.
Përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 për qind), dhe në periudhën 20 vjeçare 1981-2000 (37,5 për qind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 për qind) ishin ndërtuar para vitit 1981.

Rreth një e katërta (26,1 për qind) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20 vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5 për qind, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4 për qind.
Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave”12.
Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 për qind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2 dhe rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësirë të dobishme prej 70-99 m2.
Censi vlerësoi se 86,4 për qind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë. Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 për qind) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës.
Një përqindje e vogël (më pak se 0.1 për qind) të banesave të numëruara në Cens ishin banesa jo të zakonshme. Në këto njësi të tjera banimi jetonin rreth 400 NjEF dhe 1,4 mijë vendbanues të zakonshëm. Një përqindje e vogël (më pak se 0,1 për qind) të banesave të numëruara në Cens ishin banesa jo të zakonshme. Në këto njësi të tjera banimi jetonin rreth 400 NjEF dhe 1,4 mijë vendbanues të zakonshëm.

/Monitor.al/
Burimi