Çamçakëzi ndihmon në djegien e më shumë kalorive

Çamçakëzi ndihmon në djegien e më shumë kalorive

Sipas hulumtimeve të kryera nga shkencëtarët e Universitetit Waseda, rezulton se përtypja e çamçakëzit gjatë ecjes rrit pulsin e zemrës dhe ndihmon në djegien e më shumë kalorive.
Studimi ka treguar se përtypja e çamçakëzit gjatë kohës që jeni duke lëvizur e shpejton pulsin e zemrës dhe kjo e inkurajon trupin të lëvizë më shpejt, gjë që ju ndihmon të digjni më shumë kalori.
Gjatë një ecje prej 15 minutash kur njëkohësisht përtypnin çamçakëz, pjesëmarrësit e studimit ecnin dhe kishin vërejtur se pulsi i zemrës është trefish më i lartë sesa kur nuk përtypin.
Shkencëtarët thonë se kombinimi i ushtrimeve fizike dhe përtypjes së çamçakëzit mund t’i ndihmojë njerëzit ta luftojnë obezitetin.
Vlen të theksohet se edhe studimet e mëhershme kanë treguar se përtypja e çamçakëzit e rrit pulsin e zemrës, por ky është hulumtimi i parë që është kryer gjatë një aktiviteti fizik.
Burimi