Caka- Veliajt: Nuk harxhon kush plumba për ty, por ruaju nga soji yt

Caka- Veliajt: Nuk harxhon kush plumba për ty, por ruaju nga soji yt

Opozita po mban sërish sot protestën e rradhës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe marrjen e tij të pandehur pas aferës korruptive “5D” ku drejtorët kryesorë të bashkisë kishin krijuar kompaninë e tyre për të përfituar tendera. Kjo aferë iu bashkangjit asaj të inceneratorëve me korrupsion qindra miliona euro, ku Veliaj konsiderohet nga opozita si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
Në këtë protestë ka folur edhe Silva Caka nga Partia e Lirisë, e cila i dërgoi një mesazh kryebashkiakut Erion Veliaj, që u shfaq në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me antiplumb.
Ajo tha në protestë se asëkush nuk harxhon kush plumba për Veliajn, duke e ‘këshilluar’ që të ruhet nga soji i tij.
“Ta spastrojmë qytetin nga kjo vemje, nga modeli më i shëmtuar i politikëbërjes.
Herën e fundit ka ardhur në mbledhje me antiplumb.
Një mesazh për Veliajn: nuk je burrë ti të ikësh me plumb, nuk harxhon kush plumba për ty.
Ti do ikësh si vemje ashtu siç erdhe në politikë.
Nga plumbi ruju nga ata që i ke të sojit tënd,” tha Caka.
Burimi