Burgosja politike/ Salianjit iu ndërpre mandati i deputetit, Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën

Burgosja politike/ Salianjit iu ndërpre mandati i deputetit, Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën

Kuvendi iu drejtua sot me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e njofton për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit të deputetit demokrat, Ervin Salianjin.
Kuvendi njoftoi KQZ-në për mbarimin para afatit të mandatit të deputetit Salianji për shkak të dënimit të tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Salianjit iu ndërpre mandati pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.
Salianji mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e vitit 2021 në qarkun e Korçës. Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit, vendin e Salianjit e zë një prej emrave të listës shumëemërore të subjektit Partia Demokratike në këtë qark.
Burimi