
Burgosja politike, Gjykata e Lartë merr nesër vendim për rekursin e Salianjit
👁506
Gjatë ditës së nesërme, Gjykata e Lartë do të japë vendim për ish-deputetein demokrat, Ervin Salianji.
Vendimi pritet që të jepet nesër në orën 10:00.
Salianji,i burgosur politik pasi denoncoi vëllanë trafikant të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër dënimit me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.
Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.
Burimi