Burgosja e Salianjit/ Vjen reagimi i parë opozitar, mospjesëmarrje në Komisione…

Burgosja e Salianjit/ Vjen reagimi i parë opozitar, mospjesëmarrje në Komisione…

Parlamenti pritet të mblidhet pasditen e kësaj të hëne në orën 17:00, në seancën e radhës ku do të shqyrtohen pikat e rendit të ditës, por pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.
Kuvendi mblidhet disa ditë pas burgosjes së ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji për kallëzim të rremë, ndërsa opozita ka paralajmëruar se nuk do të ketë më marrëdhënie me parlamentin, duke paralajmëruar vendime ekstreme.
Partia Demokratike pritet të paraqesë qëndrimin e saj në raport me Parlamentin, pas arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji, gjatë një mbledhjeje të Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane.
Ndërkohë në mbledhjet e tjera të Komisioneve Parlamentare, deputetët e PD-së nuk do të jenë prezent, çka është edhe hapi i parë i veprimeve të tyre, pas burgosjes së Salianjit.
Edhe më herët PD dhe opozitarët e tjerë kanë krijuar jo pak kaos dhe tensione në Kuvend, duke penguar vijimin normal të seancave parlanmentare që në disa raste ka çuar edhe në përjashtimin e disa deputetëve të opozitës.
Dy orë para nisjes së seancës parlamentare, Grupi Parlamentar i PD, do të mblidhet për të vendosur se si do të jetë marrëdhënia e tij me Kuvendin.
Këshilli Kombëtar i PD, vendosi mbrëmjen e së dielën, të thërrasë protest kombëtare më 7 tetor, që do të nisë nga Kryeministria dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.
Vetë kreu i demokratëve Sali Berisha bëri thirrje për bashkim dhe ngritje në këmbë për të rrëzuar regjimin.
 
 
 
 
Burimi