Burgosja e Salianjit/ PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, do vendoset për aksionin politik

Burgosja e Salianjit/ PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, do vendoset për aksionin politik

PD do të mbledhë të dielën në orën 18.00 Këshillin Kombëtar. Mbledhja e forumit të lartë drejtues të demokratëve do të vendosë lidhur me situatën më të fundit politike.
Mësohet se do të vendoset për hapat që do të ndjekë opozita, ku në rend të ditës është dhe mosbindja civile që pritet të nisë më 6 tetor. Kujtojmë se një ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi njoftoi se PD do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.
Opozita e ka cilësuar vendim politik dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit.
gijotina.com/
Burimi