“Borxhe të mëdha”, Rusia ngrin asetet e Khabib Nurmagomedov
Autoritetet e taksave në Rusi kanë vendosur të ngrijnë llogaritë bankare që i përkasin ish-kampionit të peshave të lehta të UFC-së, Khabib Nurmagomedov, pasi dyshohet se ka një detyrim të madh të papaguar.
Shuma të cilën ish-ylli i MMA, i detyrohet shtetit rus i tejkalon 1 milion dollarë, raportojnë mediat ruse, duke cituar bazën e të dhënave të Shërbimit Federal të Taksave.
Përpara se ylli i MMA i lindur në Dagestan të tërhiqej nga sporti katër vjet më parë, ai arriti një rekord të paparë me 29 fitore dhe asnjë humbje.
Që kur u largua nga karriera e tij sportive, kampioni i UFC-së ka nisur një sërë sipërmarrjesh biznesi, duke përfshirë suplementet dietike, restorante dhe hotele.
Këto lëvizje raportohet se kanë tërhequr vëmendjen e organeve tatimore të vendit, të cilat kanë nisur një hetim për ish-kampionin e UFC-së dhe kanë konstatuar parregullsi në dokumente, duke çuar në mbylljen e disa bizneseve që i përkasin atij apo të afërmve të tij.
Burimi