Bora Zemani flet për marrëdhënien me aktorin: Donaldi, “goli” i jetës sime
Bora Zemani dhe Donald Veshaj prej vitesh shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, marrëdhënie që i ka “mbijetuar” edhe tradhtisë së aktorin në Big Brother Vip1 me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Së fundmi moderatorja ka folur për thashethemet që qarkullojnë se ajo dhe aktori do t’i japin fund beqarisë këtë verë.
Bora Zemani ka refuzuar të përgjigjet duke u shprehur se shtatzënia dhe martesa e saj komentohen çdo muaj.
Por theksoi se, Donald Veshaj “me apo pa martesë, një nga golat e jetës sime”.
“Ka zëra që martohesh këtë verë. Ti qeshe, qenka e vërtetë”, u pyet prezantuesja.
“Shtatzënia dhe martesa ime komentohen çdo muaj, çdo verë, çdo vit, si në formë thashethemi. Me apo pa martesë, një nga golat e jetës sime është patjetër Donaldi. Kjo është e sigurte”, tha Bora Zemani në “Top Arena”.
Burimi