Boll mos ndërhy! Përplasje tek ‘Sterilizimi’, Vokshi-Ndrecës Të çoi ndonjëri mesazh ty?

Boll mos ndërhy! Përplasje tek ‘Sterilizimi’, Vokshi-Ndrecës Të çoi ndonjëri mesazh ty?

Është shoqëruar me debate mes kryetares, Albana Vokshi dhe deputetit të PS, Plarent Ndreca në Komisionin Hetimor për Sterilizimin.
Ishte deputeti që i ndërhyri në fjalën e saj Vokshit, i cila i kërkojë që ta lëjë të përfundojë fjalën.
Ndërsa më tej, Voshiu drejtua ligjvënësit socialist me pyetjen “Të ka cuar ndonjëri mesazh ty?”
Debati:
Vokshi: Në procesverbal shkruhet Komisioni u mblodh në filan datë u diskutua këto, poshtë janë firmat e anëtarëve. Këtu i keni të firmosura edhe kur nuk keni qenë…Unë e di që i keni hartuar sipas qejfit, por procesverbali nuk është ashtu
(Ndërhyn Plarent Ndreca)
Vokshi: Nuk ka nevojë ti thuash ti përgjigju ose mos u përgji. Boll mos ndërhy kot tani
Ndreca: Kjo është e palejueshme dhe kalon çdo kufij, nuk mund ti thuash ti dëshmitarit “e di unë si i keni bërë ato”. Ti je për të pyetur dëshmitarin dhe për të marrë përgjigje. Janë pyetje intimiduese.
Vokshi: Nuk ta kam dhënë fjalën, fjalën do e marrësh kur ta jap unë. Jam e qetë dhe po mundohem të kuptohet.
Ndreca: Fjalën ma jep e drejta
Vokshi: Do ta marrësh kur ta jap unë për procedurë.
Ndreca: Pyetja juaj ishte e paligjshme, pyetja ishte intimiduese
Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin
Ndreca:  Ne, shumica, unë gjithë kolegët këtu
Vokshi: Ore je në terezi ti, shumica përcakton ligjin?
Ndreca: Kush je ti, pyetjet tuaja janë intimiduese
Vokshi: Më lër dhe mos më ndërhy, boll o Plarent, të ka çuar ndonjëri mesazh ty
Ndreca: Nuk punoj me mesazhe une, ju punoni me mesazhe
Burimi