Boçi: Regjimet shemben me forcën e protestave, nuk bien vetë!

Boçi: Regjimet shemben me forcën e protestave, nuk bien vetë!

Drejtuesi Politik për Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim në Kryesinë e PD Dega Pukë.
Boçi është shprehur se rezistenca, qëndresa e mosbindja civile janë sot format e aksionit politik për të realizuar qeverinë teknike dhe dhënien liri kryetarit të opozitës, Ervinit dhe gjithë qytetarëve.
“Demokratët e Pukës gjithmonë kanë treguar angazhim e forcë në protestat tona. Takimi konfimoi gadishmërinë e tyre për të qenë bashkë në 7 Tetor në Tiranë. Rezistenca, qëndresa e mosbindja civile janë sot format e aksionit politik për të realizuar qeverinë teknike dhe dhënien liri kryetarit të opozitës, Ervinit dhe gjithë qytetarëve. Regjimet shemben me forcën e protestave, nuk bien vetë”, shkruan ai në një postim në “FB”.
Burimi