“Bleu 500 euro votën me para droge”/ Rama e zgjodhi kandidat për Himarën, si e akuzonte Tavo kryeministrin për blerje votash

“Bleu 500 euro votën me para droge”/ Rama e zgjodhi kandidat për Himarën, si e akuzonte Tavo kryeministrin për blerje votash

Edi Rama sot zgjodhi Vangjel Tavon si kandidat për bashkinë e Himarës, në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në këtë bashki më 4 Gusht.
Por pikërisht, kandidati i përzgjedhur nga kryeministri, i cili për disa muaj, deri më sot, ka mbajtur postin e prefektit të Vlorës, ka akuzuar Ramën se blinte 500 euro votën në Gjirokastër.
Në zgjedhjet e 2021 Tavo ishte kandidat i LSI-së në zonën e Gjirokastrës dhe do të hidhte akuza të rënda ndaj Edi Ramës si një njeri që blen vota me paratë e drogës dhe korrupsionit.
“Fenomeni nuk është për herë të parë. Ka ndodhur në Gjirokastër edhe në 2017.
Edhe për vlerën, pra 500 euro vota, duhet ta dini se nuk përbën surprizë se e përafërt ka qenë edhe në 2017. Kur nuk janë para djerse janë kollaj për tu shpenzuar, me idenë se mund të rifitohen sërish me të njëjtat mënyra, pra me drogë dhe korrupsion”, deklaronte Tavo më në 31 mars të vitit 2021, pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve për një televizion.
Burimi