Bimët komunikojnë mes tyre, ja si ndodh kjo gjë…
Edhe bimët komunikojnë mes tyre. Për herë të parë mbërrin konfirmimi që bimët flasin me njëra-tjetrën duke lëshuar ultratinguj, nga një grup kërkimor i Universitetit të Tel Aviv që ka arritur të regjistrojë “zërat” e tyre.
Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare shkencore Cell, dhe tregon sesi bimët komunikojnë mes tyre dhe madje e bëjnë shumë më tepër kur janë në kushte stresi, apo kanë mungesë uji apo ushqimi.
Në mungesë stresi ato në fakt lëshojnë një tingull në orë, ndërsa në rastin kur vuajnë, janë të lënduara apo të shqetësuara, numri i ultratingujve të lëshuar në një orë është me dhjetëra.
Autorët e studimit shpjegojnë se tingujt e tyre janë të ngjashëm me zhurmën e shpërthimit të ‘popcorn’, natyrisht janë të paperceptueshëm për veshin e njeriut, por ndoshta të dëgjueshëm nga kafshët.
Regjistrimet kanë vërtetuar se tingujt e lëshuar janë të frekuencave nga 40-80 kilohertz.
Burimi