Bie numri i bagëtive, ulet me 8% prodhimi i qumështit! Në 2023 u grumbullua 101 mijë tonë më pak se në 2022

Bie numri i bagëtive, ulet me 8% prodhimi i qumështit! Në 2023 u grumbullua 101 mijë tonë më pak se në 2022

Ulja e numrit të bagëtive me 11% në vitin 2023, ka sjellë edhe rënie të të sasisë së qumështit të grumbulluar vitin që lamë pas. Raportoi i INSTAT në vrojtimin e bërë me kompanitë e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit në vend ka nxjerrë në pah se gjatë vitit 2023, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 101 mijë tonë, 8% më pak në krahasim me vitin 2022.
Sasinë më të madhe nga kjo shifër e zë qumështi i lopës që është rreth 80 mijë tonë, duke pësuar rënie me rreth 7,6%, krahasuar me 2022.
Ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles, në vitin 2023, është rreth 13 mijë tonë, duke shënuar rënie me rreth 10,6 %, krahasuar me një vit më parë. Kurse sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 8 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8,2 %, krahasuar me vitin paraardhës.
Nga gjithë kjo sasi e grumbulluar, vetëm 13 mijë tonë qumësht është përdorur për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për prodhimin e nënprodukteve.
Sasia e prodhuar e djathit gjithsej pësoi rënie me 7,7%. Ndërkohë djathi i prodhuar nga qumështi i dhisë shënoi rritje me 0,6%, djathi i prodhuar nga qumështi i deles shënoi rënie me 12,9% ndërsa djathi i prodhuar nga qumështi i lopës pësoi rënie me 7,3%.
Ndërsa sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej për vitin 2023 është rreth 608 tonë, gati 175 tonë më pas se në vitin 2022.
 
Burimi