Berisha: Tuneli i Llogarasë i kushton 12 mijë euro çdo shqiptari

Berisha: Tuneli i Llogarasë i kushton 12 mijë euro çdo shqiptari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama se ka futur në borxh shqiptarët duke bërë investime jo eficente.
“Tuneli turistik i Llogarasë u kushton shqiptarëve 20 mijë euro për shtrat turistik. Tuneli turistik i Llogarasë u kushton shqiptarëve 12 mijë euro për banor në kulmin e turizmit. A ka ndëshkim më të madh për qytetarët e këtij vendi se sa një hajdut i marrosur nga vjedhja dhe hajnia. Nuk njeh ligj dhe as kufi, por gjobit në mënyrë të tmerrshme qytetarët e tij”, deklaroi Berisha.
Sipas tij këto investime iu kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro taksa. Berisha tha se për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë.
“Aeroporti i Vlorës, që Ballukja e reklamon si më të madhin në Ballkan, po ja ku është aeroporti i Rinasit, e pati kompania Hochtief, e zgjeroi njëherë dhe priti 3 vite, 4 vite dhe e zgjeroi përsëri. Tani po privati po e zgjeron përsëri.Por tani ti ndërton aeroportin e Vlorës, duke i detyruar shqiptarët të paguajnë vitin e parë të paktën 300 mijë bileta pasagjerësh që nuk do vijnë”, deklaroi kryetari i PD-së.
gijotina.com/
 
Burimi