Berisha takon deputeten e Forza Italia: E njoha me burgosjet politike, rasti i Salianjit është i pashembullt

Berisha takon deputeten e Forza Italia: E njoha me burgosjet politike, rasti i Salianjit është i pashembullt

Kreu i demokrat, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me deputeten e Forza Italia, Rosaria Tassinari, ku kanë diskutuar mbi situatën politikë në në të dy vendet.
Berisha ka theksuar se situata në vend është tepër e rëndë, pasi duket si e pabesueshmë, por është mëse e vërtetë që qeverisja e Ramës po mbahet nga përfaqësuesit socialisatë të lidhur me krimin e organizuar.
Duke folur mbi sulmet ndaj opozitës Berisha tha se shëmbulli më i jashtëzakonshëm mbetet burgosja dhe dënimi politik i deputetit Ervin Salianji.
Postimi
Kënaqësi të prisja në takim Deputeten e Forza Italia, Rosaria Tassinari, shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike në Itali.
Bashkëpunimi mes dy forcave tona politike përbën një traditë të konsoliduar tanimë dhe është me mirënjohje që e falenderova Znj. Tassinari për mbështetjen që Forza Italia i ka ofruar PD-së, sidomos gjatë viteve të fundit.
Përballë sfidave të narko-shtetit të parë në Europë, i cili përdor politikisht sistemin gjyqësor për të goditur opozitën e vendit dhe liderat e saj, PD ka bërë gjithçka për t’i mbetur besnike vlerave themeluese dhe karakterit të saj 🇪🇺 europian.
I rikujtova deputetes Tassinari se kjo situatë shpaloset në kufijtë e të pabesueshmes, dhe rastet e shumta të përfaqësuesëve socialistë të lidhur me krimin e organizuar në Itali dëshmojnë se narko-regjimi i Edi Ramës është një sfidë madhore për të dy vendet.
Niveli i paprekshmërisë së pushtetarëve, krahasuar me dhunën e shtypjes së opozitës, gjen shëmbullin më të jashtëzakonshëm tek burgosja dhe dënimi politik i deputetit Salianji, dhe mbrojtja që Rama i bëri vëllait trafikant të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.
E falenderova deputeten për tre rezolutat e IDU, CDI dhe Partive Popullore Evropiane, ku bën pjesë dhe Forza Italia, pasi ato janë çertifikimi i këtij regjimi narko-diktatorial në nivel ndërkombëtar. Një regjim që është mbështetur nga ndërhyrjet unike të Fondacionit Soros, i cili ka patur në Shqipëri aksesin dhe influencën më të gjërë krahasuar me çdo vend tjetër.
Për sa më lart, ndamë pikëpamjen se ndryshimi i orientimit politik në Shtetet e Bashkuara është një moment historik për t’i ofruar arenës ndërkombëtare një qasje krejt të re. Në këtë kontekst, garantimi i një paqeje efektive dhe afat-gjatë në Europë, përfshi në konfliktin në Ukrainë, duhet të shihet si një prioritet absolut.
Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet në respektimin e këtyre angazhimeve duke e kthyer Shqipërinë e madhërishme në një realitet të prekshem për çdo bashkëkombas.
Rikthimi i dinjitetit të ushtrisë dhe policisë përballë narko-pushtetarëve, garantimi i barazisë përballë ligjit, dhe mbrojtja e vlerave dhe buxhetit të familjes shqiptare, PD do të bëjë gjithçka që Shqipëria t’i kthehet shqiptarëve më e begatë, më e fortë dhe më pasur se kurrë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente