“Berisha simbol i opozitarizmit”, Meta akuzon: Ushtria po përdoret për të mbjellë drogë

“Berisha simbol i opozitarizmit”, Meta akuzon: Ushtria po përdoret për të mbjellë drogë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli në një konferencë për mediat këtë të premte një ditë pas protestës së opozitës.
Meta renditi arsyet pse aksioni dhe protestat e opozitës duhet të vazhdojë, ndërsa te arsyet ai ngriti akuza të forta duke thënë se një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis sativa.
‘Të gjithë e dinë se produktet e Ballkanit të Hapur kanë përmbytur tregun tonë dhe kanë falimentuar fermerin shqiptar. Jemi një vend që qeveriset nga një bandë e pashpirt që vjedhin edhe racionin e fëmijëve, edhe ilaçet e tumoreve dhe grabisin edhe tokat e komuniteteve fetare, marrin ryshfet edhe nga varrosjet e qytetarëve.
Ndërkohë, Edi Rama i ka kthyer zyrat e shtetit si më të sigurtat për kriminelët. Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis, ndërsa fiken radarët.
Janë kaq shumë arsye për të protestuar’, tha Meta.
Lidhur me protestën e djeshme të opozitës ai u shpreh se Sali Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit në vend.
Meta tregoi arsyet pse qytetarët, sipas tij, ishin të shumtë në protestë, teksa shtoi se 1 mln banorë “janë përzënë nga Rama”.
“Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit të pandalshëm, të përditshëm, të përnatshëm, falë izolimit kriminal nga Rama me veglat e tij në SPAK i kanë bërë liderit demokrat. Kjo sepse ka denoncuar aferat kriminale të Ramës në Kuvend.
Arsyet pse qytetarët ishin të shumtë në një ditë aq të nxehtë është për faktin se 1 mln prej tyre janë përzënë nga Rama përmes spastrimit etnik nxitur nga Beogradi.
Jemi të parët në Evropë për korrupsionin, varfërinë, për pagat më të ulëta e pensionet skandaloze, për numrin më të madh të të burgosurve brenda dhe jashtë vendit në raport me popullsisë.
Ky bandit ka inkriminuar një pjesë të madhe të popullsisë. Narkotrafikanti vazhdon dhe qeverisë”, u shpreh ai.
Burimi