Berisha: Shqipëria në flakë e zjarr, për plantacionet elektorale të drogës

Berisha: Shqipëria në flakë e zjarr, për plantacionet elektorale të drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncon se Shqipëria është ndezur flakë e zjarr këto ditë për të liruar hapësira për plantacionet elektorale të kanabisit.
“Narkoshteti po hap tokat për plantacionet e reja elektorale të kanabisit mbasi bima e floririt të votave në toka të djegura rritet më mirë se në çdo terren tjetër.”, shprehet ndwr tw tjera ai.
Postimi
Shqipëria në flakë e zjarr!
Për plantacionet elektorale të drogës.
Të dashur miq, këtë vit si çdo vit paraelektoral nga kodrat afër qyteteve deri në thellësitë e pyjeve dhe maleve të vendit me qindra dhe mijëra hektar pyje dhe shkurre po digjen nga dora partisë. Me këtë operacion, narkoshteti po hap tokat për plantacionet e reja elektorale të kanabisit mbasi bima e floririt të votave në toka të djegura rritet më mirë se në çdo terren tjetër. Krimi në votë dhe vota në krim!
Burimi