Berisha shpalos programin: Paga minimale 500 euro, mesatarja 1200 euro

Berisha shpalos programin: Paga minimale 500 euro, mesatarja 1200 euro

Kreu i PD, Sali Berisha mbajti fjalën në ceremoninë për 34-vjetorin e themelimit të PD.
Berisha: Të gjithë këto arritje epokale, të gjitha këto gëzime, këto marrëdhënie të jashtëzakonshme që kemi me njëri-tjetrin janë fat dhe privilegj.
Por mbi të gjitha çfarë fati për ne të jemi në një parti që nuk lëshon kurrë të vërtetat që beson, interesin kombëtar edhe sikur e gjithë bota të dalë kundër nesh.
Në çdo rrethanë, në çdo kusht, Shqipëria është e para.Shqipëria është e para.Shqipëria është e para.
Dhe kjo është dëshmuar, është faktuar në këto 3 vite që lamë pas.Sepse imagjinoni miq çfarë do ndodhte me ne nëse do ishim dorëzuar para të keqes apo nëse zjarri i përçarjes që frynte mbi ne të kishte arritur qëllimet e veta?
Çfarë do ndodhte me ne nëse sot do kishim krijuar një parti të re, siç na kërkuan ato vite që na grabitën flamurin e partisë?Çfarë do ndodhte me ne nëse do dorëzoheshim para izolimit ku na futën?Çfarë do ndodhte me ne nëse do heshtnim kur gjykatat kriminale kërkonin të shkelmonin Kushtetutën, të kryenin për llogari të narkodiktatorit grushtin antikushtetues të shtetit?
Si do ishte sot ky 34-vjetor i PD nëse do ishim përkulur ndaj këtij grushti shteti që u krye ndaj opozitës shqiptare.Ne sot nuk do ishim këtu ose do ishim me një flamur tjetër të dorëzuar nga kundërshtari.Sigla, flamuri i vërtetë i PD do kishte humbur, do kishte mbetur pa zotërit, kalorësit e tij.Do ishim sërish të izoluar, një kryetar kukull që nuk do e zgjidhnit ju, që do na e diktonin me shantazh dhe presion.Do ishim pa identitet, do ishim pa fuqi, do ishim fasadë.
Dhe kjo humbje nuk do ishte vetëm e PD. Humbja më e madhe do ishte e Shqipërisë dhe shqiptarëve sepse bashkë me opozitën do të vdisnin ato vlera për të cilat ne qëndrojmë.Do vdiste pluralizmi i vërtetë politik.Do vdiste sovraniteti i brendshëm i kombit.
Do shkonfigurohej familja, prindi dhe identiteti i shqiptarëve.Dhe duke konsoliduar për dekada pushtetin kriminel të narkoshtetit të parë në Europë, kjo e ardhme nuk do ndodhte kurrë për shqiptarët.
Sepse ne sot jemi në këmbë, ne sot jemi të bashkuar me flamurin tonë që valëvitet më krenar se kurrë ndonjëherë.Me tre rezoluta që na japin mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë gjer më sot.
Na japin për betejat tona, për qëndresën tonë, për vlerat që mbrojmë, ku vetëm rezoluta e fundit e IDU, që kryesohet sot nga partia që drejton dhe udhëheq sot SHBA, Partia Republikane.Ne fituam. Ia dolëm që të shpëtojmë opozitën e vërtetë. Ta kthejmë atë në shpresën e vërtetë të shqiptarëve dhe të sigurojmë fitoren vitin e ardhshëm.
Berisha: Rikthimi i PD-së në pushtet herën e tretë do jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve
Miqtë e mi, kurrë nuk duhet të harrojmë katastrofën që parandaluam me qëndresën tonë.Shqipëria pa opozitë do ishte një dimër i pafund.Do ishte projekti që do varroste përfundimisht kombin shqiptar.Sepse kur narkoshteti i Edi Ramës dëboi gjysmën e shqiptarëve vetëm në 10 vite, imagjinoni se çfarë do ndodhte dekadat e ardhshme kur Edi Rama priste të sundonte pa opozitë.Por tani kjo ëndërr e Edi Ramës, ky projekt i Xhorxh Sorosit ka vdekur dhe ne duhet ta kallim atë.Dhe siç thotë ajo shprehja e mençur e shqiptarëve, kur hap gropën e tjetër, do biesh vetë.Fatin që përgatiti për ne, do e ketë rilindja e Edi Ramës, narkoqeveria e tij.Vetë Edi Rama po e shkërmoq atë organizatë. E vetmja gjë që mban rilindjen sot është vetëm pushteti. Pushteti i bazuar në lidhjet me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.Ditën që nuk do ketë më pushtet, shqiptarët do shohin gjendjen e vërtetë të saj.Dhe këtu qëndron ndryshimi fundamental mes nesh dhe atyre.Ne nuk jemi njëlloj sepse ne jemi një parti që ka fuqinë për të rikrijuar veten e saj.Jemi një parti që kemi drejtuar dy herë Shqipërinë.Herën e parë, kemi pasur gabimet tona, por kemi shënuar arritje epokale dhe askush sot nuk mund të mohojë se qeverisja e viteve 2005-2013 ka qenë më e suksesshmja që ka njohur Shqipëria.Dhe së fundmi ne kemi vetinë, aftësinë për t’u ringritur pasi rrëzohemi.Sepse ne kemi të parin interesin kombëtar dhe kurrë nuk e harrojmë këtë.Prandaj dhe njësoj si hera e dytë ishte më e suksesshmja, hera e tretë do bëjmë të harrojmë herën e dytë. Do jetë më e mira.Rikthimi i PD-së në pushtet herën e tretë do jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve.Dhe me ëktë duhet thënë se gjendemi në pikën kyçe të betejës sonë.Ditët tona të këqija janë tashmë e shkuara.Beteja jonë për shpëtimin e opozitës u krye, e fituam atë betejë.Tani jemi në betejën për shpëtimin e Shqipërisë.Para së gjithash për shpëtimin e qytetarëve shqiptarë nga dhimbjet e skamjet dhe mjerimit, për vendosjen me shpejtësi të minimumit jetik 200 euro, për pagën minimale 500 euro, për pagën mesatare 1200 euro, për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, për proporcionimin e çmimeve të energjisë dhe ujit, në proporcion me rrogat dhe pensionet që marrin.Për shërbimet publike më cilësore që kanë njohur shqiptarët, për arsimin dhe shëndetësinë.Për shpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Europë.Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit është zotimi ynë para shqiptarëve.
gijotina.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente