Berisha: Privatizimi i “Partizanit” nisi nga qeveria Nano, SPAK fsheh emrat e Angjelit, Klosit e Majkos

Berisha: Privatizimi i “Partizanit” nisi nga qeveria Nano, SPAK fsheh emrat e Angjelit, Klosit e Majkos

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për akuzat e SPAK gjatë një konference për mediat, u shpreh se, prokuroria private fsheh të vërtetën për privatizimin e klubit Partizani. Ai deklaroi se ky proces është iniciuar nga qeveria e Fatos Nanos.
Berisha tha se kanë qenë pikërisht Anastas Angjeli, Blendi Klosi dhe Pandeli Majko që e kanë nisur këtë proces në vitin 2005, përpara se Berisha të bëhej kryeministër.
“Klubin Partizani ua kthyen pronarëve ministrat socialistë që propozuan tjetërsimin e pronësisë të këtij klubi për një subjekt tjetër privat jo pronar. Kështu pra nuk është Sali Berisha që ka propozuar privatizimin e Klubit Partizani, por janë ministrat socialistë Angjeli, Klosi e Majko”, tha Berisha.
Kryedemokrati, teksa iu referua prokurorëve të SPAK për hetimin e dosjes së Klubit Partizani, thotë se ata që duhet të ishin rigoroz në zbatimin e ligjit, janë kthyer në skllevër dhe pengje mjerane të krimeve të tyre.
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve në konferencën me mediat, Berisha tha se anëtarët e organizatës kriminale ‘Skapi i Partisë’, siç lideri i opozitës preferon t’i etiketojë, kanë bërë pazare me vrasësit dhe kanë marrë paranë e tyre të krimit për t’u pasuruar.
Dosjen ‘Partizani’, lideri i opozitës Sali Berisha e cilëson mirëfilltazi një krim politik, që në majë të piramidës së hetimit qëndron mashtrimi.
Kështu u shpreh Berisha pas interesimit të gazetarëve në konferencën me ta për këtë çështje, ndërsa tha se së bashku me dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi t’u përgjigjet çdo pyetje që i adresojnë, në mënyrë që siç theksoi ai, të mos bëhen viktima të keqpërdorimit të  një krimi politik.
Burimi