Berisha një hap larg djegies së mandatit, Noka paralajmëron dhunë: Situata do të eskalojë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se situata do të përshkallëzohet nëse qeveria miraton në Kuvend mbarimin e mandatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një intervistë të dhënë për Top Chanel, Noka shprehet se mandati i liderit të opozitës, Berisha është vija e kuqe e bashkëjetesës politike në Kuvend.
Berisha shënon 6 muaj mungesë në organin parlamentar, që nga vendimi i Gjykatës në dhjetor të vitit të shkuar për ta lënë atë në arrest shtëpie, duke i hapur kështu rrugë interpretimit ligjor, nëse humb apo jo mandatin.
Megjithatë, për grupin e demokratëve, mungesa e Berishës në Kuvend nuk është me dëshirë, por si pasojë e masës penale të vendosur padrejtësisht ndaj tij.
Gjatë fjalës së tij, Noka thotë se nëse do të bëhet eskalim mbi ligj dhe kushtetutë duke marrë një vendim për të përfunduar mandatin e liderit të opozitës, atëherë qeveria në pushtet do të marrë një përgjigje të ashpër.
Sipas Nokës, cilado qoftë vendimmarrja e Kuvendit opozita ka në plane të tregojë muskujt dhe të zbresë në shesh duke iu rikthyer protestave kombëtare, ku më e afërta presupozuhet të realizohet në muajin korrik.
“Do të thotë, se nëse regjimi bën eskalimim mbi ligj dhe mbi Kushtetutë, atëherë demokratët do japin sinjale që situata do të eskalojë. Asnjë rrugë tjetër s’ka. I them Lindës së Parlamentit si instrument në duart e sulltan Surrelit bëni kujdes.
Cila qoftë vendimmarrja e Kuvendit opozita ka në plane të tregojë muskujt dhe zbresë në shesh duke iu rikthyer protestave kombëtare. Flamur Noka konfirmon se më e afërta parashikohet në muajin korrik.
Narkoregjimi duhet të marrë vetëm një rrugë, përballje me protesta, me mosbindja civile, do t’i propozojmë kryesisë që para mesit të korrikut duhet të kemi një protestë”,– është shprehur Noka.
Gjithashtu, Noka konfirmon se në mbledhjen që është zhvilluar një ditë më parë në selinë blu është vendosur që jo vetëm të përshkallëzohet aksioni i opozitës, por edhe të përgatitet një rezolutë bashkimi me demokratët e Lulzim Bashës.
“Në një mbledhje të ngushtë që sekretari i përgjithshëm zhvilloi në selinë blu një ditë më parë u vendos jo vetëm për përshkallëzim të aksionit, por edhe për përgatitjen e një rezolutë bashkimi me demokratët e Lulzim Bashës.
Dy kolegë deputetë me të cilët jemi në bisedime, jemi edhe me të tjerë në bisedime. Me ish drejtuesit me këshilltarët. Rezoluta këtë do të përcaktojë vijën në cilën do të ecë ky bashkim”,– përfundon deputeti Flamur Noka.
Të hënën Kryesia e Partisë Demokratike pritet të caktojë datën e protestës së korrikut, si dhe ti japë dritën jeshile rezolutës së bashkimit, rezultati i parë i së cilës pritet të shihet këtë muaj me caktimin e drejtuesve të qarqeve.
Në lidhje me rrezikun ose jo të humbjes së mandatit të Berishës për shkak të mungesës në Parlament, më herët avokati i tij, Genci Gjokutaj iu referua Kushtetutës, duke thënë se mandatin ia ka dhënë populli dhe se ai nuk po mungon në seancë me dëshirë. Kjo tregon se mandati i tij si deputet mbetet i pacenuar ligjërisht ka përfunduar ai.
“Mandatin ia ka dhënë populli. Z. Berisha nuk mungon në kuvend për shkak të dëshirës së tij, siç e kërkon Kushtetuta, kur mungon pa arsye. Pra, mungesa e z. Berisha nuk është për faj të tij. Mandati i tij mbetet i pa cenuar ligjërisht”,- u shpreh më herët avokati i Berishës.
Pas disa dështimesh në të tre shkallët e gjyqësorit për lirim nga burgosja brenda mureve të shtëpisë, së fundmi Berisha ka ritrokitur në Gjykatën e Lartë. Në dy rekurse të veçanta të regjistruara më 14 qershor në këtë gjykatë, Berisha kërkon respektivisht shfuqizim dhe zëvendësim të masës, por ato janë refuzuar sërish, si për të ashtu edhe për dhëndrin e tij, Jamambër Malltezi.
Burimi