Berisha në arrest shtëpie, bashkëshortja dhe vajza e tij bëjnë homazhe në nderim të Gerti Bogdanit
Në Kuvendin e Shqipërisë janë zhvilluar homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.
Figura të larta politike, miq dhe kolegë të tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit të ndjerë, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një arresti kardiak.
Por në homazhet në nder të Gerti Bogdanit, s’ka arritur të marrë pjesë lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ndodhet në arrest shtëpie.
Ndërsa për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve e miqve të ish-politikanit kanë marrë pjesë bashkëshortja e kreut të PD-së dhe vajza , Liri Berisha dhe Argita Malltezi.
bashkëshortja e kreut të liderit të opozitës, Sali Berisha, foli për mediat pasi kreu homazhe para trupit të ish-deputetit të ndjerë të PD, Gerti Bogdani.
“Me dhimbje të madhe do bëj një ngushëllim sepse asgjë nuk ka vlerë në këto momente se sa jeta e atij që iku.
Në pozicionin e nënës dua të ngushëlloj prindërit në radhë të parë. Dhe lutem bashkë me ta, të gjejnë forcën për të kapërcyer këtë dhimbje, këtë këputje të rëndë. Edlirën, para së cilës dalin sot detyra shumë të rënda dhe të vështira për t’i kryer.
Ngushëllime të gjithëve, miqve, shokëve, me të cilët ai bëri një rrugëtim kaq të shkurtër, por të bukur.
Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri, me shumë respekt, me shumë mirësi,” tha Liri Berisha.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani u nda dje nga jeta tragjikisht në moshën 44 vjeçare pas një ataku kardiak. Ndarja e parakohshme nga jeta tronditi mbarë opinion publik.
Burimi