Berisha mori vulën, Alibeaj: Basha me parti të re

Berisha mori vulën, Alibeaj: Basha me parti të re

nkelejd Alibeaj e ka pranuar për herë të parë në një intervistë për Top Talk se Lulzim Basha do të vijë me një parti të re, pasi humbi vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
Ai u shpreh se grupi i Bashës tashmë do të vijë me një parti të re.
“Ne sot kemi një identitet politik dhe ideologjik, strukturor, ka një program, dhe kemi detyrimin që me maturi t’i japim këtyre njerëzve një mundësi të mirë siç koha e kërkon që ata të përfaqësohen në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka rëndësi emri e logo, por brendia”, deklaroi ai në Top Channel.
Enkelejd Alibeaj është i vendosur për të mos iu bashkuar Partisë Demokratike, që tashmë drejtohet nga Sali Berisha.
Alibeaj u shpreh se “vlerat kanë më shumë rëndësi se logot e vulat”. Madje, sipas tij, ‘berishizmi’ është një demagogji që ka hyrë thellë në Partinë Demokratike, por edhe Socialiste, ndaj thotë se distancohet dhe madje kërkon që si ai, “edhe të tjerët të bëjnë aktin e tyre”.
“Besoj se në politikë, edhe pse është e rrallë koherenca, duhet t’i qëndrosh atyre që ke thënë. Që s’ka vetëm lëpirje aty ku pështyhet, por edhe ca qëndrime që duhet t’i kemi. Unë e kam thënë qëndrimin tim, që PD duhet t’i mbante vlerat, me të cilat jam mësuar që para 30 vitesh. Unë them se vlerat kanë më shumë rëndësi.
 
 
Burimi