Berisha kërkon rrëzimin e masës së sigurisë, Kushtetuesja cakton datën e seancës

Berisha kërkon rrëzimin e masës së sigurisë, Kushtetuesja cakton datën e seancës

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancë në datën 19 nëntor 2024, kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha kundër SPAK dhe GJKKO.
Berisha kërkon rrëzimin e masave të vendosura nga Prokuroria e Posaçme dhe GJKKO ndaj tij, në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Kreu i PD pretendon se si deputet masat e SPAK dhe të GJKKO ishin të paligjshme pasi ai gëzonte mandatin parlamentar dhe duhej të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit më parë.
Një vit më parë, SPAK caktoi masën detyrim paraqitje për Berishën dhe bllokimin e pasaportës, të cilat u lanë në fuqi nga GJKKO dhe Apeli i Posaçëm.
Burimi