Berisha: Inceneratori i Tiranës ka pronarë të vërtetë Edi Ramën dhe Erion Veliajn

Berisha: Inceneratori i Tiranës ka pronarë të vërtetë Edi Ramën dhe Erion Veliajn

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij të përnatshëm u ndal te inceneratori i Tiranës dhe denoncimet e PD-së, duke theksuar se pronarë të vërtetë janë të kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Më tej Berisha u shpreh se Edi Rama me firmën e tij vendos t’i japë kompanisë së tij të paregjistruar, 8 muaj përpara, bonusin prej 8 pikësh, dhe ta shpallë fituese kompaninë që do regjistrohej për herë të parë të nesërmen e këtij vendimi.
“Ju jeni dëshmitarë se PD që nga komisioni parlamentar i djegësave gjer sot ka paraqitur para shqiptarëve me qindra dokumente, dhjetëra prej të cilave mbajnë firmën direkt të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Erion Veliajt, Artur Metanit, etj, etj, të cilët faktojnë në mënyrën më të pakundërshtueshme se arkitekti, se kryeautori, se bosi i aferës së inceneratorëve është personalisht Edi Rama, i cili me firmën e tij ka ndryshuar trajtimin e mbetjeve nga landfille në djegie. Me firmën e tij ka trupëzuar në buxhetin afatmesëm djegësat.
Me firmën e tij ka mbledhur me porosinë e tij 17 vendime të firmosura në 24 orë, si kurrë në historinë e shtetit shqiptar. Me firmën e tij ka urdhëruar në kundërshtim me ligjin prokurimin me negociata të mbyllura. Me firmën e tij ka transferuar fondin e emergjencës së Këshillit të Ministrave në llogarinë e Ministrisë së Mjedisit për prokurimin e djegësave. Me firmën e tij në një rast unik në botë, Edi Rama vendos t’i japë kompanisë së tij të paregjistruar kund mbi tokë, 8 muaj përpara, bonusin prej 8 pikësh, ta shpallë fituese kompaninë që do regjistrohej për herë të parë të nesërmen e këtij vendimi. Pra miq, ne kemi bërë detyrën tonë, kemi paraqitur para çdo shqiptari çdo dokument që fakton se Kreu i Meduzës, kreu i vjedhjes së shekullit, është Edi Rama.
Ne në dhjetëra e dhjetëra raste paraqitëm dokumente se djegësi i Tiranës ka pronarë të vërtetë Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Se Erion Veliaj është personi që me firmën e tij kaloi ndërtimin e djegësit nga objekt me prokurim publik në Partneritet Privat. Se Erion Veliaj me firmën e tij mashtroi jo 1 herë, por 4 herë në emër të Këshillit, në një kohë që Kushtetuta dhe ligjet nuk e lejojnë kurrë kryetarin të firmosë për shpenzimet për asgjë. Erion Veliaj, përfaqësuesit e tij, votuan për dhënien e 8 pikëve, por mbi të gjitha miqtë e mi, me firmë dhe vulë u zotua se do ndiqte punimet, do raportonte çdo muaj mbi situacionin dhe ecurinë e tyre, në një kohë kur pas 5 vitesh aty nuk ka as nam dhe as nishan dhe janë vjedhur 136 milionë euro,” tha Berisha.
Burimi