Berisha flet para banesës: Tani është koha e revoltës popullore

Berisha flet para banesës: Tani është koha e revoltës popullore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një tjetër prononcim për mediat, pasi është rikthyer në banesën e tij, pas paraqitjes në SPAK, ku iu komunikua zyrtarisht akuza.
Berisha u shpreh se, tani qëllimi është një revoltë popullore të përgjithshme me qëllim rikthimin tek shqiptarët të votës së lirë.
Qëllimi është krijimi i qeverisë teknike. Me Edi Ramën zgjedhje të drejta nuk ka.
Pyetje: Si do t’i imponoheni mazhorancës z. Berisha për qeveri teknike?
Me një revoltë të përgjithshme, një lëvizje të përgjithshme e cila synon për t’i rikthyer shqiptarëve votën e lirë.
Pyetje: Kur do të mbahen këto protesta, çfarë date?
Nuk ka një datë, por do të caktohet shpejt.
Pyetje: A ishit të kënaqur sot me pjesëmarrjen e qytetarëve, demokratëve në mbështetjen tuaj para SPAK.
E jashtëzakonshme.
Pyetje: A do të ketë një rikthim të aksionit në parlament?
Opsioni është popullor kësaj here, synohet një aksion mbarë popullor.
Si do të koordinoheni ju me pjesën tjetër të partisë, pasi nuk është njëlloj si të jesh në terren.
Njëlloj nuk është, por komunikimi do të jetë non stop.
Pyetje: A do të keni një komunikim me aleatët z. Berisha?
Me të gjithë pa përjashtim.
Burimi