Berisha: Edi Rama organizoi atentat ndaj liderit të opozitës në Tiranë

Berisha: Edi Rama organizoi atentat ndaj liderit të opozitës në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se edhe ai organizoi atentat ndaj liderit të opozitës në Tiranë.
 
‘Edhe Edi Rama organizoi një atentat ndaj liderit të opozitës në Tiranë, jo me armë por me agjentin e policisë kriminale ‘leva’, u shpreh Berisha në tubimin në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
 
Deklarata:
 
Miqtë e mi!
 
Si një politikan i cili pak kohë më parë provoi një atentat, jo me plumba por me hekura të organizuar nga Edi Rama, Taulant Balla, Ardi Veliu, me agjentin e policisë kriminale ‘leva’ vetëm e vetëm se Edi Rama donte të kremtonte samitin e lidervë europian në Tiranë, duke i mbyllur gojën opozitës së mallkuar, liderit të saj.
Natyrisht pasi kishte dështuar me të gjitha mjetet e tjera, ndërmorri një akt inextremis.
Pra e ndjej pak më shumë se të tjerët, aktin e urryer terrorist që u ndërmorr mbrëmë për vrasjen e presidentit Donald Trump në aktivitetin elektoral në Pensilvani.
Në këtë rast, unë dua të them dy fjalë se mbjellja e urrejtjes ndaj opozitës dhe vendosja e saj në persekutim, proceset politike të pafundme, janë virusi i akteve terroriste.
Janë shpërthimi, apo organizimi i akteve me të cilat synohet të mposhtet vullneti i qytetarëve, të mposhtet vota e qytetarëve dhe të vendoset me metoda të tjera, mesjetare antidemokratike.
Në këtë kontekst, unë kam besim se hetimi do të nxjerrë të gjithë përgjegjësitë e këtij atentati terrorist që ka tronditur botën, në Pensilvani.
Burimi