“Berisha dhe Salianji të burgosur politikë”, Kaso: Përballja nis që sot në Parlament!

“Berisha dhe Salianji të burgosur politikë”, Kaso: Përballja nis që sot në Parlament!

Drejtuesi politik i Qarkut Korçë për PD, Ivi Kaso tha se përballja e opozitës nis që sot në parlament, ku është parashikuar që seanca plenare të mbahet në orën 17:00.
Në një reagim në rrjtete sociale, ai shtoi se Berisha dhe Salianji janë të burgosur politik. Kaso paralajmëron se protesta e 7 tetorit do të jetë masive teksa shton se kjo është përballja e qytetarëve me qeverinë.
“Për shkak të një vendimi politik të kryesisë së PD-së, të ratifikuar në mbledhjen e djeshme të këshillit kombëtar që është organi më i lartë drejtues i partisë midis dy kuvendeve, PD ka thirrur një tubim të madh në datën 7 tetor në orën 18:00 pasdite përpara kryeministrisë. Tubimi i cili më pas do të përhapet dhe do zhvillohet në të gjitha rrugët e Tiranës. Aksioni i grupit parlamentar, aksioni i sotëm pasi ishte planifikuar që të mbahej mbledhja e Kuvendit, pra seanca plenare sot në orën 17:00 sigurisht do ti japi tonin pra veprimi i grupit parlamentar ose përballja që do fillojë që sot në sallën e parlamentit.

Kësaj radhe ka edhe një arsye më shumë siç është ajo e burgosjes politike të nën kryetarit të grupit parlamentar, deputeti Ervin Salianji i cili sot së bashku me liderin e opozitës Sali Berisha janë dy të burgosurit politikë. Besoj se motivet e protestës janë të qarta dhe të ditura për qytetarët. Lëvizja e fundit armiqësore ndaj opozitës, që ishte qartazi një lëvizje armiqësore ndaj opozitës vetëm se ka përshpejtuar vënien në kalendar të kësaj natyre përballjeje, pra të protestës masive”, shkruan Kaso.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente