Berisha: Balla bën avokatin e Dumanit se ka porositur vrasje, është i akuzuar se…

Berisha: Balla bën avokatin e Dumanit se ka porositur vrasje, është i akuzuar se…

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën se bën avokatin e kreut të SPAK, Altin Dumani sepse është i kapur duke porositur vrasje.
‘Tualet Balla bën avokatin e Dumanit se ka porositur vrasje! Mercenari amnistoi vjedhjen 300 mln euro të Beqajt’, theksoi Berisha gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Sot, Tualet Balla u ngrit dhe kërcënoi duke bërë avokatin e Dumanit. Po a e dini ju pse o zotërinj? Se Taulant Balla është njeriu me tre telefona të koduar. Është bashkëbiseduesi më i shpeshtë i bandave në Shqipëri dhe Europë. Është i akuzuar se ka porositur vrasje. Rëndojnë mbi të dyshimet për vrasje. Të atyre që zbuluan se kishte porositur një vrasje tjetër.
Sonte, në këtë debat që u zhvillua, duhet t’u shtroj një pyetje shqiptarëve: si ndjeheni ju vetë kur Altin Zamani, Altin Mercenari i vë hekurat Ilir Beqës për 120 mijë euro shpërdorime dhe vjedhje të fondeve të BE dhe nuk ngre asnjë padi për 300 milionë euro të sterilizatorëve, të analizave, të laboratorëve?
A nuk ndjeheni ju se për këtë mercenar ju nuk jeni as qytetarë të dorës së dytë, por të dorës së fundit dhe jo tokësorë? Sigurisht abuzimi me 120 mijë euro është i rëndë dhe duhet të ndëshkohet në mënyrë të merituar. Por abuzimi me 300 milionë euro që amnistohet nga mercenar Dumani, Dumani meriton po atë burg që meriton Beqja që mbron. Miqtë e mi, po ndalem në këtë rast se ky është turpi, faqja e zezë e Altin Dumanit.
Le të ndalemi pak, ju o lakej që i thurni lavde Dumanit. Me të njëjtat tendera, Ilir Beqja dhe Mirela Kumbaro tenderojnë të dy të njëjtën procedurë, të njëjtën konferencë, të njëjtën drekë. Por me një dallim, Mirela nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, paguan për këto shërbime 310 mijë euro. Beqja paguan nga paratë e donatorëve 120 mijë euro. Beqja arrestohet, Mirela lavdërohet.
gijotina.com/
Burimi