Berisha: Ahmetaj u dëshmoi shqiptarëve se Rama është autori i të gjitha vjedhjeve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te intervista e dytë e dhënë nga Arben Ahmetaj, ish krahu i djathtë i Edi Ramës dhe akuzat ndaj këtij të fundit.
‘Ahmetaj me argumente të pakundërshtueshme u dëshmoi shqiptarëve se Edi Rama është autori i të gjitha mega-vjedhjeve’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: “Të dashur miq, mbrëmë shqiptarët ndoqën me vëmendje shumë të veçantë seancën e dytë të Kongresit të Metamorfozës. Mbrëmë ish-numri 2 për vite të tëra i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ndonëse në kërcënim direkt serioz të jetës së tij dhe familjarëve të tij, shleu një detyrim të madh ndaj shqiptarëve, ndaj socialistëve dhe ndaj atyre qytetarëve që janë të interesuar për të vërtetën.
Dëshmitari më i rëndësishëm publik në historinë e Shqipërisë, por e sigurt edhe në historinë e Europës, Arben Ahmetaj i bëri autopsinë narkoshtetit të Edi Ramës në seancën e mbrëmshme. Ai me argumente të pakundërshtueshme u dëshmoi shqiptarëve pavarësisht nga bindjet e tyre partiake se Edi Rama është autori i të gjitha mega-vjedhjeve të këtij vendi, të këtij populli.
Të dashur miq, Arben Ahmetaj me dëshminë e tij u faktoi të gjithë atyre skeptikëve, mosbesuesve, krimet monstruoze me vjedhjet të Edi Ramës, Erion Veliajt, Belinda Ballukut, Manastirliut e me radhë e me radhë.”
Burimi